Lionel Messi është mbreti i ri i futbollit. "Pleshti" argjentinas  fiton trofeun e "Topit të Artë", teksa triumfoi në mbrëmjen gala të "France Football", duke u ngjitur në krye të podiumit pas 4 vitesh mungesë.

Për të arritur te ky trofe individual, Messi fitoi konkurencën me Virgil Van Dijk, Sadio Mane dhe Cristiano Ronaldo. Kjo është hera e gjashtë në karrierë që Messi fiton trofeun e "Topit të Artë", duke lënë pas rivalin e tij të madh, Cristiano Ronaldo me 5 të tillë.

Trofeu për lojtarin më të mirë të ri, nën 21-vjeç shkoi për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt. Portieri më i mirë u zgjodh, Alisson Becker i Liverpool dhe "Topi i Artë" 2019 për femra shkoi për amerikanen,  Megan Rapinoe.

ORA 21:55 Lionel Messi fiton "Topin e Artë" 2019 

ORA 21: 25 Finalistë të Topit të Artë 2019

Sadio Mane
Lionel Messi
Cristiano Ronaldo
Virgil van Dijk


ORA 21:20 Fitoi gjithçka, 34-vjeçarja ngre lart "Topin e Artë" 2019



ORA 21:05 Alisson Becker fiton trofeun e Portierit më të mirë sipas France Football.

ORA 20:45 "Topi i Artë" për të rinj, triumfon mbrojtësi i Juventusit


ORA 20:30 Nis ceremonia e "Topit të Artë" 2019


Klasifikimi: 

5. Mohamed Salah (LIVERPOOL)
6. Kylian Mbappe (PSG)
7. Alisson (LIVERPOOL)

8.Robert Lewandowski (BAYERN MUNICH)
9. Bernardo Silva (MANCHESTER CITY)
10. Riyad Mahrez (MANCHESTER CITY)



11. Frenkie de Jong (BARCELONA)
12. Raheem Sterling (MANCHESTER CITY)
13. Eden Hazard (REAL MADRID)
14. Kevin De Bruyne (MANCHESTER CITY)
15. Matthijs de Ligt (JUVENTUS)
16. Aguero (MANCHESTER CITY)
17. Firmino (LIVERPOOL)
18. Antoine Griezmann (BARCELONA)
19. Alexander-Arnold (LIVERPOOL)
20. Pierre Emerick Aubameyang (ARSENAL)
20. Dusan Tadic (AJAX)
22. Heung Min-Son (TOTTENHAM)
23. Hugo Lloris (TOTTENHAM)
24.Kalidou Koulibaly (NAPOLI)
24.Marc ter Stegen (BARCELONA)
26. Karim Benzema (REAL MADRID)
26.Wijnaldum (LIVERPOOL)
28.Joao Felix (ATL.MADRID)
28. Marquinhos (PSG)
28. Donny van de Beek (AJAX)

Kandidatët për "Topin e Artë 2019"

/Ora News.tv/