Tërmet në qeveri. Kryeministri Rama ka larguar me një të rënë të lapsit 7 ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe zv.kryeministren, Senida Mesi, ndërsa ka dhënë paralajmërim për dy ministra të tjerë. 

Gjithashtu është emëruar Erjon Braçe si zv/kryeministri i ri si dhe riktheu ministrinë e marrëdhënieve me parlamentin duke emëruar në këtë post Elisa Spiropalin

Të gjithë ata ministra që kishin 5 vjet në kabinet janë larguar për t'ia lënë vendin të tjerëve ndërkohë që do i kushtohen partisë Socialiste në qarqet kur janë deleguar.

Largimet dhe emrat zëvendësues u dhanë sot (28 dhjetor) në Asamblenë Kombëtare të PS-së ndërsa për Blendi Klosin dhe Ogerta Manastirliun rama u dha afat deri në qershor 2019 për të mbajtur postin në qeveri.



Ja kush iku dhe kush vjen

Ikën zv/kryeministrija dhe Senida Mesi, Erjon Braçe zëvendës kryeministri i ri i qeverisë

Iken Lindita Nikolla Besa Shahini do e zëvendësojë, si Ministre e Arsimit "Ka kapacitetet te coje perpara dhe te rrise kapacitete e punes se MAS."tha Rama.

Iken Arben Ahmetaj, Anila Denaj do e zevendesoje si Minister i Financave 

Ikën Ditmir Bushati. Do e zevendesoje Genc Cakaj si Minister i Jashtem  "Është koha që Ditmir ti përkushtohet Shkodrës" 

Iken dhe Damian Gjiknuri. Do e zevendesoje  Belinda Balluku si Minister i Infrastruktures dhe e Energjise. "Gjiknuri do jete udheheqes ne qarkun e Vlores" 

Iken Niko Peleshi, e zevendeson Bledi Cuci. Si Minister i Bujqësisë.  Peleshi do jete udheheqes ne qarkun e Korce

Iken Mirela Kumbaro  e zevendëson Elva Margariti si Ministre e Kultures

Ikën Sonila Qato.. e zëvendëson Eduard Shalsi si Minister per Sipermarrjen

Elisa Spiropali emerohet  ministre për Marrëdhënien me Parlamentin

Paralajmerimi

Edi Rama: Ogerta Manastirliu e di shume mire cfare duhet ne 6 muajt e ardhshem. Blendi Klosi e di afat që ka, deri ne fund te qershorit, di afatin dhe detyren qe ka. Nëse do ta zbatojë, qershori do jetë thjesht  gëzimi për fitoren në të gjithë qarkun e Beratit dhe sdo ketë asnjë lajm tjetër për të" 

Ndryshimet per te fituar mandatin e trete

Rama tha se ndryshimet ishin reflektim i domosdoshem qe do çoje qeverine në fitoren e mandatit te tretë

Edi Rama: "Ju ftoj që edhe ndryshimin e qeverisë ta shikoni si pjesë e reflektimit dhe kapërcimit të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do e cojnë në fitoren e mandatit të tretë. Studentët na kanë treguar si do të jetë rruga për të fituar mandatin e tretë. Nuk diskutohet ministrat që do të largohen sot kanë një rol tejet pozitiv. Gjithë ata që kanë 5 vite në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Do bëj falenderim të posacëm duke u thënë që për rezultet e secilit do të mbaja jë fjalë më vete. 

Ministrat qe s'u preken

Ministrat që nuk u prekën dhe do vazhdojnë të jenë në postin e tyre  janë Olta Xhaçka që do vazhdojë të jetë në postin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pandeli Majko do vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Shtetit dhe Diasporës, Etilda Gjonaj do vazhdojë të mbajë postin e ministres së Drejtësisë. Ndërkohë që në postin e Ministrit të Brendshëm është Sandër Lleshi, i cili mban këtë post që prej 23 nëntorit 2018


I pakënaqur me partinë kryeministri kërkoi dhe ndryshimin e funksionimit të saj me një Asamble jo statike dhe kryesi të përgjegjshme. Më 30 mars do të mblidhet kongresi i PS-së për të shkarkuar të gjithë ata që nuk kanë plotësuar objektivat.





/Ora News.tv/