Lista/ Ja sa paguhen futbollistët shqiptarë në Seria A

Dashuria mes Seria A dhe futbollistëve shqiptar sa vjen e rritet. Në vitet e fundit të shumtë kanë qënë futbollistët e kombëtares kuqezi dhe jo vetëm që aktivizohen me skuadrat e elitës në futbollin italian.

Sipas një shkrimi të publikuar ditën e sotme në të përditshmen italiane "Gazetta dello Sport" futbollistët shqiptarë janë një pjesë e rëndësishme e skuadrave të Seria A, ndërkohë që ka publikuar pagat që ata përfitojnë.

Lojtari më i paguar shqiptar në Serie A është Elseid Hysaj i Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë paguhet 1,6 milion euro në sezon nga skuadra napolitane, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2022. I dyti është i sapo transferuari te Lazio nga Red Bull Salzburgu, Valon Berisha. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në sezon te klubi nga kryeqyteti italian fiton 1,5 milion euro. Kontrata e tij skadon në vitin 2023.

I treti është Blerim Xhemaili, ai paguhet në sezon te Bologna 1,2 milion euro, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2020. I katërti është Riza Durmishi me rrogë sezonale te Lazio 1,1 milionë euro. Durmisi ka një kontratë deri në vitin 2023, ndërsa Top pesëshja mbyllet nga një tjetër lojtar i Lazios, Thomas Strakosha, i cili fiton një milionë euro në sezon në kontratën e tij deri më 2022.

Ma pak se këtë paguhet Valon Behrami, ai nga Udinese paguhet 800 mijë euro në sezon dhe ka kontratë deri në 2019. Portieri shqiptar i Atalantas, Etrit Berisha, paguhet 700 mijë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2021. Perparim Hetemaj te Chievo paguhet 600 mijë euro në sezon, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2020.

Dy të fundit janë Berat Gjimshiti te Atalanta me 300 mijë euro në sezon (kontratë deri 2019) dhe Frederik Veseli te Empoli 250 mijë euro në sezon. Kontrata e tij vlen deri në vitin 2021.

Më poshtë keni rrogat e të gjithë lojtarëve në kampionatin elitar italian.










EMISIONET