Sulmet e njëpasnjëshme kanë marrë një përkundërpërgjigje.

Organi më i lartë i futbollit në Botë, FIFA ka nisur hetimet dhe premton se do të zbatojë sanksione nëse gjen ndonjë parregullsi gjatë votimeve për Lojtarin më të mirë të vitit 2019.

Çmimi i marrë nga Lionel Messi ka shkaktuar pakënaqësi te shumë kombëtare, të cilat kanë akuzuar FIFA-n se ka manipuluar rezultatin. Madje, gazeta torineze "Tuttosport" ka shkuar edhe më tej, teksa ka pohuar se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është "vjedhur" gjatë këtij procesi.

"FIFA ka qenë e zhgënjyer kur ka parë një numër raportesh në media duke vënë në dyshim integritetin e procesit të votimit për çmimet më të mira të futbollit FIFA.

“Këto raporte janë të padrejta dhe mashtruese. Procedura e votimit për secilën nga çmimet mbikëqyret dhe monitorohet nga një vëzhgues i pavarur, në këtë rast PriceëaterhouseCoopers (PëC) Zvicër.

“FIFA dhe PëC ndjekin Rregullat e Ndarjes dhe procedurat standarde përkatëse të kontrollit. Sa i përket këtyre procedurave, FIFA kërkoi nga të gjitha shoqatat anëtare që të paraqesin formularët e tyre të votimit në mënyrë elektronike dhe me shkrim. Dokumentet e shkruara gjithashtu duhet të nënshkruhen nga personat përgjegjës të shoqatës, si dhe nga personat e autorizuar për të votuar.

"Prandaj, në mënyrë që vota të jetë e vlefshme, duhet të përfshijë nënshkrimet përkatëse dhe vulën e shoqatës anëtare. Si FIFA ashtu edhe vëzhguesi i pavarur mund të demonstrojnë se të gjitha votat e paraqitura në përputhje me rregullat dhe brenda afateve janë marrë parasysh. Rrjedhimisht, nuk ka dyshim se sa i përket vërtetësisë së rezultatit.

"Nëse do të kishte ndonjë rast të veprimeve të gabuara, dhe madje edhe nëse kjo nuk ndikonte në rezultatin e votimit, FIFA do të hetojë dhe zbatojë sanksionet kur është e nevojshme," thuhej në një deklaratë të FIFA-s.

Në kundërshtim me votën e tyre, të publikuar nga organi më i lartë, FIFA kanë qënë kapiteni i Nikaragua, Juan Barrera, i cili ka pohuar se nuk ka votuar fare, përkundër listës së FIFA-s, ku thuhej se kishte votuar për Lionel Messin. Vota egjiptiane për sulmuesin e Liverpool-it, Mohamed Salah, gjithashtu nuk u mor në konsideratë për arsye administrative.

/Ora News.tv/