Një çift prindërish në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë arrestuar nga policia vendase nën akuzën e neglizhencës ndaj të birit njëvjeçar, të cilin e kanë regjistruar me celular teksa mbante një pistoletë në dorë. Toni Uillson, 22 vjeç dhe Majkëll Barns, 19 rrezikojnë të dënohen me disa vjet burg për këtë veprim. Video që i ka inkriminuar të dy prindërit e rinj është gjetur nga policia në celularin e Barnsit, pasi policia e kishte arrestuar fillimisht kur kishte dashur t'i shiste një pistoletë një agjenti të infiltruar. Madje në një çast Barns dëgjohet t'i thotë djalit që ta fusë pistoletën në gojë dhe të imitojë zhurmën e të shtënave. Në dëshminë e tyre në polici, të dy prindërit thanë se ajo ishte pistoletë lodër, por policia i qendron versionit se ishte pistoletë e vërtetë. Përveç njëvjeçarit, policia i ka dorëzuar shërbimit social edhe dy binjakët një muajsh që çifti kishte.

/Ora News.tv/