Lindën gjatë luftës në Kukës, 300 kosovarë figurojnë të paregjistruar

Lindën gjatë luftës në Kukës, 300 kosovarë

Kosova shumë shpejt do të përfitojë lëvizjen e lirë në vendet e BE. Por shumë prej të lindurve gjatë luftës së vitit 1999 nuk figurojnë as në regjistrat themeltarë. Një fenomen i tillë është mjaft i dukshëm në Kukës, ku numri i kërkesave është mjaft i lartë.

Problem mbetet fakti se familjet nuk kanë qenë të regjistruar si banorë në këtë qytet, e si pasojë dhe fëmija i porsalindur nuk mund të regjistrohej.

Tashmë në moshë madhore, problemi për ta bëhet akoma edhe më i madh.

Shkëlqim Shehu,Shefi i Zyrës së Gjendjes Civile: "Në atë kohë nuk ka pasur një regjistër të veçantë për lindjet në Kukës. Ndërsa regjistrimet  në Kosovë janë bërë në bazë të deklarimeve të prindërve."

Statistikat bëjnë të ditur për rreth 300 fëmijë të lindur në këtë periudhë. Ndërsa ekspertët shprehen se rruga më e mirë mbetet gjykata e cila sanksionon dhe procedurat që duhet të ndiqen. Deri në këtë kohë identifikimi zyrtar i tyre do të mbetet enigmë.


EMISIONET