Limuzina e mallkuar u merr jetën 4 motrave dhe burrave të tyre

Katër motra dhe burrat e tyre janë në mesin e 20 njerëzve të vrarë kur një limuzinë përfundoi në një kanal në SHBA.

Gratë Abigail Jackson, Mary Dyson dhe Allison King po festonin 30 vjetorin e motrës së tyre më të re Amy Steenburg kur ndodhi tragjedia, tregon halla e tyre e pikëlluar.

Burri i ri i Amy, Axel, 29 vjeç, vdiq bashkë me vëllain e tij Rich Steenburg.

Abigail, e njohur si Abby dhe burri i saj Adam u vranë në aksidentin në Schoharie në New York.

Çifti janë prindër të dy vajzave 4 vjeçare dhe 16 muajshe.  

Mary Dyson dhe burri i saj Robert lanë pas një djalë të ri.

"Ato ishin shumë të zgjuara dhe të bukura dhe jetonin jetën në maksimum", tha Barbara Douglas, halla e viktimave.

Scott Lisinicchia, shoferi i limuzinës që po transportonte 17 njerëzit, vdiq gjithashtu në aksident.

Personi i 18-të i vdekur në limuzinë ende nuk është identifikuar.

Nga aksidenti vdiqën edhe dy këmbësorë, që u bën shkak që limuzina të dilte nga rruga.

EMISIONET