Ligjin për Kadastrën, Lame: Hipoteka do futet në muzeun e gjërave të shëmtuara

Ligjin për Kadastrën, Lame: Hipoteka do futet në muzeun e

Presidenti i Republikës nuk e ka firmosur ligjin për kadastrën, por ka pranuar që të kalojë në fuqi në heshtje. Në këtë mënyrë i është hapur rruga shkrirjes së ALUIZNI-t dhe të Hipotekës në një institucion të vetëm.

Artan Lame deklaroi se me këtë ligj pritet të zgjidhet një nga çështjet më të ndjeshme në Shqipëri ndërsa deklaron se aktualisht në vend 80% e pronave të regjistruara janë me probleme.

Artan Lame: Rreth 80% e pronave të regjistruara në Shqipëri janë të hedhura me gabime dhe kanë probleme. Shteti shqiptar që nga viti 1994 kur ka filluar procesi i regjistrimit të pronës, ka shpenzuar rreth 200 milion dollarë në procesin e regjistrimit të pronës, por në fund i gjithë ky lum parash i derdhur për të vënë në punë mullirin e Hipotekës në fakt ka lënë pas 80% të pronave të regjistruara me gabime”.

Lame deklaroi se ligji parashikon amnisti për pagesat e pakryera ndër vite.

Artan Lame: Ligji i ri parashikon amnisti për të gjithë këtë varg pagesash të pakryera për vite e vite, por kjo amnisti vjen jo si dhuratë e shtetit për qytetarët, por si larje e një njolle që bie mbi vetë shtetin”.

Sipas kreut të Aluiznit tashmë Hipoteka një institucion i kthyer në mankthin e qytetarëve do të futet në muze.

Artan Lame: Termi ‘Hipotekë’ që ka qenë makthi i shqiptarëve me halle prone në këto tre dekada do futet në muzeun e  gjërave të shëmtuara”.

Ligji për kadastrën Fiskale hyn në fuqi në 22 mars. Pas kësaj Kryeministri do të emëroj Drejtorin e Përgjithshëm dhe më pas pritet të nisë edhe strukturimi i institucionit të ri, i cili do të zgjidh ngërçin me pronësinë.

EMISIONET