Liga e Kombeve? FIFA mendon të organizoj një tjetër kompeticion të ri

Liga e Kombeve? FIFA mendon të organizoj një tjetër kompeticion

Jo vetëm Liga e Kombeve. Organizmi më i lartë i futbollit, FIFA po mendon që në vitet e ardhshme të organizoj një tjetër kompeticion, ku do të bëjnë pjesë 8 skuadra.

Duke filluar nga 2026, Kupa e Botës do të zgjerohet nga 32 në 48 ekipe, një lëvizje që ka shkaktuar jo pak polemika.

Tani agjencia "Reuters" pretendon se ka parë një dokument të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino ku sugjerohet një turne që do të zhvillohej çdo tetor ose nëntor një herë në dy vite, duke filluar nga 2021.

Infantino raportohet të ketë thënë se ka investitorë solidë dhe seriozë që janë gati të paguajnë 21 miliard euro për kompeticionin.

Nëse propozimi aprovohet, Kupa e Konfederatave do të anulohej dhe do të zëvendësohej me “mini Kupën e Botës”, e cili do të zhvillohej paralelisht me turnetë ekzistues ndërkombëtarë.

EMISIONET