Liderja e Hong Kong: Nuk e kam ofruar kurrë dorëheqjen

Liderja e Hong Kong: Nuk e kam ofruar kurrë dorëheqjen

Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, mohoi se ka ofruar ndonjëherë dorëheqjen, pas zbulimit të një audio ku ajo thoshte se do e bënte nëse do të kishte mundësi.

Të hënën u publikua një regjistrim, ku Lam dëgjohej duke thënë: “Nëse do kisha mundësinë e një zgjedhje, gjëra e parë që do bëja është të jepja dorëheqje.”

Por të martën ajo u shpreh se kurrë nuk e ka ofruar dorëheqjen por nuk mohoi vërtetësinë e regjistrimit.

Prej disa javësh Hong Kong është ‘pushtuar’ nga protestat. Demonstratat nisën pas ndryshimeve në një ligj, që do lejonin ekstradimet në Kinë.

Lam, e cila prezantoi projektligjin, ishte në fokus të protestuesve të zemëruar.

Audio, publikuar nga Reuters të hënën, u regjistrua në një takim privat të drejtuesve të biznesit, ku Lam mori pjesë në javën e kaluar.

Në audio dëgjohet duke fajësuar veten për krizën politike në vend, duke u shprehur se ishte e pafalshme që shkaktoi një shkatërrim kaq të madh.

“Nëse do kisha mundësinë e një zgjedhje, gjëra e parë që do bëja është të jepja dorëheqje, të kërkoja ndjesë të thellë e të largohesha,”-tha ajo.

EMISIONET