Lideri iranian kundër negociatave me Uashingtonin: Nuk u besohet amerikanëve!

Lideri iranian kundër negociatave me Uashingtonin: Nuk u besohet

Për liderin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, Uashingtoni është një partner jo i besueshëm.

Ai ka deklaruar se do të ishte një gabim i madh i zyrtarëve në Teheran, nëse do të negocionin me Shtetet e Bashkuara.

“Nuk duhet t’i besohet nënshkrimit dhe fjalës së amerikanëve, prandaj negocitatat me ta nuk janë të besueshme”, thuhet në një deklaratë për mediat e publikuar në faqen e tij zyrtare në web.

Teherani zyrtar kishte kritikuar vendimin e presidentit Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Gjatë javës së kaluar, Khamenei dhe liderë tjerë kanë shtruar pyetjet se a duhet të respektohen detyrimet e marrëveshjes me Trump.

Irani ka deklaruar se vazhdon të marrë uranium dhe është në përfundim të ndërtimit të një termocentrali.

EMISIONET