Lezhë, plagoset 27-vjeçari, sherri për gërvishtjen e makinës

Lezhë, plagoset 27-vjeçari, sherri për gërvishtjen e


Një konflikt përfundoi me plumba në Lezhë. 27 vjeçari Saimir Nikolla u ëqllua me armë zjarri nga një person i shpallur në kërkim.

 I riu u soll me urgjencë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar

Ngjarja u shënua rreth orës 11:05 të ditës së sotme, në vendin e quajtur Ura e Cenit, në Lezhë, afro 700 metra larg drejtorisë së Policisë së Lezhës ku po prezantohej drejtori i ri i policisë vendore.

Plumbat shkaktuan panik mes kalimtarëve. 

Policia tha se ende vijon hetimet për shkaqet por burime pranë grupit hetimor thonë se konflikti ka nisur për shkak të gërvishjes së një makine.

Nuk përjashtohet mundësia e konfliktit të mëparshëm mes tyre.    

“Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve”,- informon policia. 

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET