I riu nga Lezha përplas për vdekje 29-vjeçarin nga Tropoja

I riu nga Lezha përplas për vdekje 29-vjeçarin nga Tropoja

Një 29 vjeçar nga Tropoja u aksidentua për vdekje në Lezhë. Fatmir Pervata,  u përplas nga një makinë ndërsa ecte si këmbësor buzë rrugës. Policia shoqëroi drejtimin e mjetit në funksion të zbardhjes së rrethanave të aksidentit.

Një i ri nga Tropoja humbi jetën në Lezhë si pasojë e një aksidenti rrugor.

29-vjeçari Fatmir Pervata, u përplas nga një makinë në aksin Lezhë-Shëngjin.

I riu sipas policisë u aksidentua ndërsa po ecte në këmbë.

Ngjarja ndodhi pranë fabrikës së letrës, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Makina drejtohej nga një 19 vjeçar.

Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë së Lezhës në funksion të zbardhjes së rrethanave të aksidentit.

8 persona kanë humbur jetën në rrugët e vendit  në vetëm dy javë.

5 prej viktimave janë gra dhe humbën jetën në rrugët e qarkut të Elbasanit.

Më i rëndi i kohëve të fundit ishte ai i 23 shtatorit ku katër gra mbetën viktima në aksin Elbasan-Peqin, teksa udhëtonin drejt Gramshit për të përgatitur një ceremoni varrimi.

Sipas të dhënave të INSTAT 137 viktima janë shënuar në rrugët e vendit në 8 muajt e parë të vitit.

Në 81,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa 14,2 % aksidenteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Përdorimi i celularit në drejtimin e mjetit dhe shpejtësia mbetet një tjetër faktor që përgjak rrugët e vendit

EMISIONET