Dhjetra qytetar të Lezhës dhe Shkodrës bllokuan superstradën në hyrje të qytetit të Lezhës aty ku kalonte kryeministri Edi Rama për disa takime në Vaun e Dejës dhe Pukë.

Qytetaret të mbështetur dhe nga përfaqsues të opozitës qëndruan në rrugë për  rreth 1 orë, duke  sjellë edhe përplasje me forcat e policisë.

Përballë rezistencës së qytetareve eskorta e kryeministrit u detyrua të devijojë rrugën dhe të kalojë në një rrugë dytësore për të shkuar drejt Vau Dejës.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës thonë se janë të vendosur në rezistencën e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pasi u sinjalizuan për kalimin e kryeministrit Edi Rama nga rruga dytësore, protestuesit u larguan dhe lëvizja e automjeteve në superstrade vijoj normalisht.


/Ora News.tv/