Lezhë, asgjësohen 6780 bimë kanabis, një arrestohet një tjetër shpallet në kërkim

Një operacion i koduar “WEED” bëri të mundur asgjësimin me anë të djegies të një sasie prej 6780 bimë të dyshuar kanabis sativa.

Policia njofton se operacioni nisi pas informacioneve se në vendin e quajtur Fushë-Milot gjendeshin dy parcela me nga 3 mijë bimë secila. Droga sipas policisë ishte nga 30-50 cm lartësi.

Gjatë kontrollit në këto dy parcela është kapur në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike shtetasi Zenel Lika  57 vjeç , banues në Kurbin. Këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri model 56.

Gjithashtu ne vazhdim te operacionit në afërsi me këto dy parcela, në një ullishte janë gjetur dhe 2220 bime narkotike të cilat varjonin nga 30-50 cm si dhe 1360 bime narkotike te vendosura në kubike ,të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu gjatë kontrollit në afërsi të parcelës të këtyre ullishtave, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale dhe 1 armë zjarri PMSH, 1 krehër me 16 fishekë arme zjarri, 20 fishekë arme gjahu, 520 gram lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo tokë ullishte ishte në pronësi të shtetasit Halit Selmani, banues në Kurbin, i cili u shpall në kërkim nga policia.

Gjithashtu në vijim të operacionit në Malin e Velës në Lezhë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 200 bimë të dyshuara narkotike.

13511624_10207879048067427_1135618929_n 13514488_10207879048587440_686213603_n

/Ora News/

EMISIONET