Lezha kthen sytë nga basketbolli, bashkia mbështet ekipet e të rinjve, organizohet U14

Lezha kthen sytë nga basketbolli, bashkia mbështet ekipet e të

Bashkia e Lezhës ka shprehur interes për rikthimin e basketbollit në këtë qytet.

Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit u organizua një kompeticion për grupmoshen U14, ku pati një pjesëmarrje të konsiderueshme.

Basketbolli po rikthehet ne Lezhë. Pas nje pauze shumë të gjatë bashkia po mbështet ekipet e të rinjve në mënyrë që ata të përqafojnë sportin e koshit.  

Në këtë kuadër, Federata Shqiptare e Basketbollit në bashkëpunim me bashkinë Lezhë organizuan një kompeticion për grupmoshën U14, ku pati një pjesëmarrje të konsiderueshme.

Drejtoresha e sporteve në bashki, Mimoza Shtjefni u shpreh se me këto kompeticione synojnë të hedhin baza të shëndosha për ringritjen e basketbollit në Lezhë.

Trajneri i Besëlidhjes në Basketboll, Kliton Pasha ka marrë përsipër këtë objektiv ndërsa thotë se interesi i të rinjve është i madh.

Në këtë turne morën pjesë edhe ekipe që kanë traditë në këtë sport si Vllaznia dhe Partizani.

EMISIONET