Lëvizje të shumta të të rinjve, shqiptari kapet me qindra doza kokainë e mijëra euro

Lëvizje të shumta të të rinjve, shqiptari kapet me qindra

Për një kohë të gjatë ishin vërejtur lëvizje të shumta dhe të çuditshme të të rinjve drejt shtëpisë së tij. Dhe kështu, natën e së mërkurës, policia vendosi të kryej një kontroll.

Dyshimet rezultuan të vërteta: në shtëpinë e tij u gjetën dhjetëra doza kokainë dhe mijëra euro para të gatshme, të cilat kanë ardhur nga shitja e drogës.

Karabinierët e Stacionit Galliate arrestuan një 29 vjeçar shqiptar, pa precedentë të më hershëm penal dhe banues prej vitesh në këtë zonë. Ai e kishte kthyer tregtinë e drogës në burimin kryesor të të ardhurave.

Pas kontrolleve në shtëpinë e tij, policia gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, si dhe 15,880 euro në kartmonedha të ndryshme. Gjithashtu u gjetën edhe materiale paketimi.

I riu shqiptar është arrestuar dhe ndodhet në qeli deri në vendimin e gjykatës për vërtetimin e arrestimit.

EMISIONET