Lëvizja VV koalicion paszgjedhor? Ja si përgjigjet Albin Kurti

Lëvizja VV koalicion paszgjedhor? Ja si përgjigjet Albin Kurti

“Besoj që me fitoren e Lëvizjes VV. Kur ne të dalim të parët do të ketë ndryshime tektonike në të gjitha partitë politike”, - kështu tha kreu i VetëVendosjes, Albin Kurti në RTV Ora.

I pyetur se sa e hapur është mundësia për koalicion paszgjedhor, Kurti tha se VV e preferon Lidhjen Demokratike të Kosovës, por duhet të shohim se kush po fiton prej deputetëve.

Gazetarja: Sa e hapur është mundësia për koalicion paszgjedhor? Se nuk shoh që paskeni një çarje të fortë, tektonike që e bën të pamundur. 

Albin Kurti: I vetmi garancion në Kosovë që Partia Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë është fitorja e Lëvizjes VV, s'ka garancion tjetër. Natyrisht që ne e preferojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës, por duhet ta shohim se kush po fiton aty prej deputetëve. Besoj që me fitoren e Lëvizjes VV, kur ne të dalim të parët do të ketë ndryshime tektonike në të gjitha partitë politike. Sepse ndryshojnë kordinatat e situatës. Fitorja e VV nuk është një fitore e zakonshme, pra nuk është ndryshim ministrash, por është ndryshim me "N" të madhe. Është reformim brenda politik, është transformim sistemi, prandaj na kanë vonuar dhe penguar kaq shumë.

Lexoni intervisten e plote te Albin Kurtit ne Tempora



EMISIONET