Kryeministri italian Giuseppe Conte i ka dërguar sot një letër të hapur të gjitha mediave lokale në veri të Italisë, më i godituri nga pandemia e koronavirusit duke shprehur velrësimin për punën e sistemit të infromacionit e afërsinë e qeverisë ndaj banorëve të këtyre territoreve.

"Unë dhe qeveria jemi pranë jush," shkruan kreu i qeverisë duke iu drejtuar popullsisë veriore italiane, për t'i dhënë dhënë kurajo e siguri këtij territori të gjunjëzuar nga pandemia..

Një vlerësim të veçantë kryeministri italian ka për organet e informacionit publik.

"Në median shkruan ai, rrëfeni çdo ditë faqe nga historia e komunitetit, tuaj. Kontributi i përgjegjshëm që po bën sistemi i informacionit meriton të theksohet publikisht. Sidomos mediat lokale, ato që e njohin më mirë strukturën shoqërore të territorit të tyre, po bëhen spirancë ku po mbështetet vendi në këto momente humbje. Dua të jem i sinqertë sic kam qënë qysh në ditën e parë të kësaj emergjence, është akoma shumë herët për të thënë se ja dolëm. Masat e marra nën këshillimin e komitetit teknik shkencor duan ende kohë të japin efektet e tyre. "

Kryeministri italian ka kërkuar vazhdimin e respektimit të këtyre masave si gjest altruizmi ndaj personave më të dashur e ndaj atyre më të brishtë e të prekshëm.

"Janë masa minimale në krahasim me punën e jashtëzakonshme që po kryejnë këto ditë personeli mjekësor e forcat e rendit."

Kryeministri Konte informoj se në Bergamo po përfundon spitali me çadra e që shumë shpejt do të jetë operatvië e se një ekip mjekësh ushtarakë e infermierë kanë mbërritur nga territoret e tjera italiane për t'i ardhur në ndihmë sistemit shëndetësor në këtë territor. "Po bëjmë gjithçka, shkruan ai, që të rrisim numrin e kapacitetit të shtretërve të pacientëve në repartet e terapisë intensive në Emilia Romagna, Piemonte, Veneto e Lombardi."

Kryeministri Konte ka infromuar se qeveria po kujdeset në veçanti për të ndihmuar familjet me persona me aftësi të kufizuar, si dhe personat e moshuar që të mos ngelen vetëm e pa kujdesje.

Letra e kryeministrit italian mbyllet me falenderimin për drejtuesit lokalë, për punonjësit e supermerkateve, punonjësit e rendit, farmacistët e mbi të gjitha për punonjësit e sistemit shëndetësorë.

/Ora News.tv/