Leskaj: Presidenti dhe Kuvendi të zgjedhin kreun e ri të KLSH, unë nuk rikandidoj

Leskaj: Presidenti dhe Kuvendi të zgjedhin kreun e ri të KLSH,

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj i bëri thirrje Presidentit dhe Kuvendit të nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të institucionit, që aktualisht drejtohet prej tij.

Gjatë analizës vjetore të punës së KLSH, Leskaj u shpreh se ai do të vijojë punën derisa të zgjidhet titullari i ri i këtij institucioni. Ai është shprehur gjithashtu se nuk do të kandidojë më për një mandat tjetër për të drejtuar KLSH.

Bujar Lesakaj: I bëj thirrje Presidentit, Kuvendit dhe maxhorancës të nisin procedurat për titullarin e ri të KLSH. Unë si kreu aktual do të vijojë punën time deri në zgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Duke prauar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër.

Më tej, Leskaj ka folur edhe për punën e KLSH të bërë gjatë vitit 2019. Sipas tij, janë kryer në total 160 auditime, ndërsa janë referuar në Prokurori 28 kallëzime penale.

Bujar Leskaj: Janë kryer 160 auditime të kryera gjatë këtij viti. Vetëm 23 auditime ishin në organe financiare. Parregullsi dhe shkelje financiare gjatë vitit 2019 shkojnë në 23.304.777 lekë ose 223.8 milionë euro. Problemi madhor mbetet niveli i korrupsionit në vend. Puna audituese është përqëndruar në fushat për të cilat KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku. KLSH nga auditivet e kryera në vitin 2019 ka përcjellë 28 kallëzime dhe indicie penale nga të cilat 25 kanë përfunduar dhe i janë dërguar prokurorisë si kallëzime dhe indicie. 3 janë dërguar për vlerësim në prokurori. 

EMISIONET