Lëshohet balona 'Trump Baby' gjatë protestave në Londër

Një balojë gjigande e 'Trump Baby' është ngritur në qiellin e Londrës të premten. Balona është ngritur mbi Parlamentin e Britanisë së Madhe si protestë ndaj vizitës së diskutueshme të udhëheqësit amerikan në Londër.

Balona ngjyrë portokalli e fryrë është ngritur në Sheshin e Parlamentit, ndërsa një turmë e shikuesve brohoriste.

Balona 6 metër u ngrit në lartësinë 30 metra përreth 2 orë duke  fluturuar mbi Westminster Abbey dhe statujat e figurave të shquara si Winston Churchill, Mahatma Gandhi dhe Millicent Fawcett.

Organizatori Blimp Leo Murray tha për CNN se balona gjigande ishte projektuar për të folur me Trump "në një gjuhë që ai e kupton, që është fyerje personale".

Protestuesit u mblodhën që herët në mëngjes për të parë tullumbace të ngjitej në ajër.

"Askush nuk dëshiron që ai të jetë në pushtet ... ai nuk është i mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar,"-tha një protestues.

EMISIONET