Lerda nuk "i trembet" Laçit: Nuk firmos për barazim

Lerda nuk "i trembet" Laçit: Nuk firmos për barazim

Laçi është kundërshtari i kësaj jave për kampionët në fuqi të Superligës, Partizani.

Një rival aspak i denjë për formën që po kalojnë të kuqtë, me kurbinasit që shpresojnë të bëjnë surprizën. Megjithatë, trajneri italian i kryeqytetasve, Franko Lerda është shprehur besimplotë te lojtarët që ka në dispozicion, kjo falë edhe organikës së plotë që ka në dispozicion.

Rreth mbrojtjes së titullit, Lerda pohoi se gjithçka do të mendohet në 4 apo 5 javët e fundit të sezonit.

Sa i druheni formës së Laçit dhe si e keni përgatitur ndeshjen?

Lerda: Laçi vjen nga katër fitore, që kur ka ndryshuar trajneri, ka humbur vetëm ndaj Tiranës dhe është në një moment shumë të mirë. Jemi koshient dhe e e dimë që do kemi përballë një kundërshtar mjaft të fortë. Gjatë kësaj periudhe jemi përgatitur mirë. Edhe lojtarët e ardhur nga Kombëtarja janë nga një gjendje të mirë dhe besoj se do bëjmë një ndeshje të mirë.

Sa besim keni se do t'i përgjigjen lojtarët këtij besimi që keni ju përballë Laçit?

Lerda: Sigurisht, i kam pare shumë mire lojtarët e mi dhekemi punuar shumë përgjatë këtyre 10 ditëve dhe kam besim te skuadra ime. Si në aspektin fizik por edhe psikologjik jemi mire.Sigurisht që edhe kundërshtari është në një moment të mirë. Unë kam besim se do bëjmë një ndeshje të mirë, duke marrë parasysh dhe emrin që ka Partizani do hyjmë për fitore.

Jeni të kënaqur me barazimin?

Lerda:
Ju këtë pyetje ma bëni shpesh. E kam theksuar edhe përgjatë daljeve të mëparshme në konferenca, jo vetëm, te Partizani, por kudo ku kam drejtuar mentaliteti im është që të fitoj gjithmonë dhe nuk kënaqem me barazimin. Unë e hedh skuadrën në fushë për fitoren, pastaj përsa i përket rezultatit e vendos fusha e lojës, por në mentalitetin tim është që skuadra të zbresë në fushë dhe përballë çdo kundërshtari të marrë maksimumin e pikëve.

Ndaj Flamurtarit keni humbur mundësinë e shkëputjes, mendoni se nesër mund ta bëni këtë gjë?

Lerda: Përsa i përket distancës që skuadra mund të siguroj ndaj rivalëve për titull, nuk ka rëndësi për mua, pasi nuk dua të shoh fare sa larg apo sa afër i kemi kundërshtarët. E rëndësishme është të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Renditjen do ta shohim, katër ose pesë javë para fundit të kampionatit.

Spostimi ditës së ndeshjes dhe planet?

Lerda: Jo, nuk më ka prishur planet. Kam qenë i përfshirë vetë, për këtë çështje, pasi ne kishim dhe probleme me lojtarët që ishin grumbulluar me kombëtaret. Ne duhet të fitonim disa ditë, që ata të stërviteshim me grupin.

Grupi i plotë dhe Partizani i vërtetë?

Lerda: Nesër, do të kemi grupin të plotë dhe kështu do kemi më shumë mundësi zgjedhjeje për formacionin. Nuk e kuptoj në çfarë konteksti më pyesni Partizani i vërtetë, pasi unë Partizanin e vërtetë e kam parë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë jam i kënaqur me grupin që drejtoj, pasi dhe kur kemi pasur dëmtime apo skualifikime edhe lojtarët e tjerë që i kanë zëvendësuar kanë dhënë 110% të tyre dhe jam shumë i kënaqur nga paraqita e tyre," përfundoi Lerda.

Takimi mes Partizanit dhe Laçit luhet nesër në "Elbasan Arena", duke nisur nga ora 18:00.

EMISIONET