Forma e treguar në këtë pjesë të parë të sezonit e ka kthyer Bylisin në një kundërshtar delikat për këdo.

Diçka të tillë e tregon intensiteti i stërvitjeve te klubi kampion, Partizani, rival i ballshiotëve në sfidën e kësaj fundjave. Nën drejtimin e teknikut, Franco Lerda, lojtarët e të kuqve kanë zbritur në fushën stërvitore që në orën 10:30 të mëngjesit, ku kanë zhvilluar një seancë teknike-taktike dhe ndeshje brenda grupit.

Një lajm i mirë për teknikun italian është se për sfidën e së shtunës e ka të gjithë grupin e gatshëm. Ky duel është i vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë Superiore, teksa luhet në orën 13:30 në "Adush Muça".





/Ora News.tv/