Elbasani vazhdon te mbetet ne krye te listes per sai perket qyteteve qe rezultojne te ndotura ne Shqiperi. Ish-metalurgjiku vazhdon te mbetet ndotesi me i larte i ketij qyteti, ku mbetjtet toksike te akumuluara nder vite tashme ndodhen mbi siperfaqen e tokes. Si te mos mjaftoje kjo, ne Elbasan operojne edhe nje sere kompanish private, te cilat shkaktojne ndotje te ajrit, gje per te cilen deri me sot nuk eshte marre asnje mase. Me te rrezikuarit dhe te me prekurit nga ky fenomen mbeten banoret e qytetit dhe sidomos ata te zones te cilet ankohen se ajri eshte teper i ndotur. Por e njejta panorame ofrohet edhe ne anen tjeter te qytetit te Elbasanit, ku me tonelata mbeturinash vazhdojne te digjen prane vendit ku ato mblidhen.Kjo ka qene e vetmja zgjidhje per eleminimin e tyre pa marre parysh faktin se mbetjete kancerogjene qe çlirohen ne ajer jane ne nivel teper te larte. Disa here qytetaret,shoqatat ekologjike por edhe vete kryetari i Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, kane kerkuar zhvendosjen e tyre, por deri me sot kjo nuk ka ndodhur. Sot Elbasani cilesohet nga ekspertet si qyteti me ndotjen me te larte, ku pavaresisht ketij fakti ende nuk po merret asnje mase per minizimin e problemeve te shumta qe ka ky qytet.

/Ora News.tv/