Lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, Kurti: E papranueshme kërcënojnë demokracinë dhe sovranitetin

Lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, Kurti: E papranueshme

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjet parlamentare serbe edhe në territorin e Kosovës, ka reaguar edhe ish-kryeministri Albin Kurti.

Këto zgjedhje janë lejuar nga qeveria Hoti, e cila ka arsyetuar vendimin e saj se një gjë e tillë ka ndodhur edhe viteve të kaluara.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ndërsa zgjedhjet lokale në dy komuna anulohen me muaj për shkak të Covid-19, është e papranueshme për Kurtin.

“Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit tonë”, - ka shkruar Kurti në Twitter.


EMISIONET