Legjenda e kinemasë franceze, Catherine Deneuve, është në një situatë serioze për jeten. Aktorja 76-vjeçarë është shtruar në një spital të Parisit pas problemeve shëndetësore, dhe po ju nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme. Miqtë e saj konfirmojnë lajmin duke fajësuar axhendën e mbingarkuar të aktores.

Ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore.

76-vjeçarja është shtruar në një spital në Paris, prej mbrëmjes së të martës. Sipas “Le Parisein”, gjendja e saj është tepër serioze, ndërsa nuk bëhet e qartë problem shëndetësor I aktores, por theksohet se kërkohen ekzaminime të hollësishme.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe miqtë e aktorës të cilët sqarojnë se gjithçka ndodhi për shkak të lodhjes dhe axhendës së mbingarkuar.

Së fundmi, legjendë e filmit francez ishte duke xhiruar në rajonin e Parisit për "De son vivant", një film me regji të Emmanuelle Bercot.

E cilësuar ndryshe edhe “Vajza e akullt”, për shkak të bukurisë së saj të brishtë, Deneuve u bë aktorja kryesore e Francës dhe një yll ndërkombëtar në vitet 1960.

Në karrierën e sja ajo numëron me qindra role në filma si "Umbrellat e Cherbourg" në 1964, "Krijesat" në 1966 ose " Zonjushat de Rochefort "në 1967. Ndërsa në vitin 2005 u nderua  në Kanë me çmimin “Palma e nderit”.

/Ora News.tv/