Persona që janë në proces të legalizimit të ndërtimeve pa leje nuk do ta paguajnë paradhënie taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Një grup deputetësh socialistë, përfshi edhe kryetarin e grupit parlamentar, Taulant Balla kanë paraqitur një ndryshim në ligjin "PER SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE", ku propozojnë heqjen kushtit të pagesës së taksës së infrastrukturës për të marrë lejen e legalizimit.

Sipas propozuesve vendosja e këtij kushti në vitin 2018 ka sjellë një pengesë për ecurinë e procesit të legalizimit, pasi zbehu interesin e qytetarëve.

Për këtë nismëtarët e këtij ndryshimi paraqesin edhe disa statistika ku vihet re se pas vendosjes së këtij detyrimi numri legalizimeve ka rënë me afro 3 herë. Me këtë arsyetim, socialistët i kërkojnë pushtetit vendor që të gjejë mekanizma të tjerë për të vjelur taksën e infrastrukturës pas lejes së legalizimit që të mos bëhet pengesë në këtë proces.

Gjithashtu deputetët në relacionin shoqërues kërkojnë të bindin me citimin e vizionin të qeverisë majtë për një process Iegalizimi me kosto sa më të ulet për palët. Por një veprim i tillë nga Taulant Balla ishte paralajmëruar nga Preisdenti Ilir Meta në arsyetimin e mosdekretimit të Ligjit për regjistrimin e pronave me 26 mars.

Sipas kreut të shtetit, socialistti Taulant Balla kishte tentuar të mbajë të fshehtë kërkesën për rihapjen e legalizimit për ndërtimet e bëra pas vitit 2014 për ta përdorur për interesa politike në fushatën zgjedhore. Projektligji i paraqitur pritet të diskutohet në komisionet parlamentare dhe më pas për t’u votuar në Parlament.

/Ora News.tv/