Ledri Vula emërohet nënkryetar i klubit Prishtina

Ledri Vula emërohet nënkryetar i klubit Prishtina

Ai është një prej reperëve më të dashur për publikun shqiptar, ku këngët e tij janë kthyer në hite. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili është zgjedhur nënkryetar i klubit të basketbollit "Z Mobile Prishtina".

Emërimi është bërë i ditur këtë të mërkurë ndërsa për ta prezantuar Ledrin ka qënë prezent kryetari i klubit të basketbollit "Prishtina" Blerand Stavileci. Në fjalën e tij, Stavileci u shpreh se Ledri Vula do të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit të basketbollit.

Ndërkohë Vula u shpreh i lumtur për emërimin e tij në këtë post.

"Jam mëse i lumtur me qenë pjesë i këtij ekipi të cilin e kam pasur ëndërr që prej fëmijërisë. Unë me krejt atë që di kam me qenë 110 përqind i fokusum për një të ardhme të mirë të këtij sporti",-tha Vula.


EMISIONET