Djali i Rudi Vatës, Rocco, ka vendosur të bëjë debutimin e tij ndërkombëtar me Republikën e Irlandës (prej nga ka rrënjët nëna e tij). 

Djali i ish-kapitenit të kombëtares kuqezi do të luajë për Irlandën U-15, edhe pse mund të mos jetë zgjedhje përfundimtare. Këtë gjë e zbulon vetë ish-mbrojtësi i Shqipërisë, në një deklarim për “Scottish Sun”. Ish-lojtari i Celtic, që luajti 59 ndeshje me fanellën kuqezi, fitoi Kupën e Skocisë më 1995.

Djali i tij Rocco, 14 vjeç, është në akademinë e Celtic dhe do të bëjë paraqitjet e para me Irlandën U-15. Vata, 50 vjeç, tani agjent dhe ekspert televiziv për futbollin, tha: Askush në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk më kontaktoi për Roco. Fatkeqësisht, FSHF nuk tregoi asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe, nëse nuk e bëjnë këtë, Roco nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”.

/Ora News.tv/