Le ta kapërcejmë këtë moment së bashku! Cordeiro tregon tmerrin gjatë tërmetit në Shqipëri

Le ta kapërcejmë këtë moment së bashku! Cordeiro tregon

Futbollisti brazilian i Partizanit, William Cordeiro ka përshkruar tmerrin e përjetuar në momentin kur ra tërmeti në Shqipëri.

Lojtari nuk ka pësuar ndonjë dëm, por ana psikologjike e tij ka qënë e mbizotëruar nga tmerri dhe ankthi.

"Së pari dhe më e rëndësishmja, unë dua të siguroj familjen, miqtë dhe ndjekësit e mi për tërmetin që ndodhi në agim në Shqipëri. Është momenti më i frikshëm që kam përjetuar në jetën time. 

Ishte rreth ora 4 e mëngjesit këtu dhe unë isha duke fjetur. Gjithçka filloi të lëkundej në një mënyrë të tmerrshme, si një varkë parku argëtuese Viking. Fillova të bërtisja dhe ikja. Unë vetëm vesha një triko sepse ishte shumë e ftohtë. Gjë e mirë është që jetoj në katin e dytë dhe shkova shpejt në rrugë. Pak minuta më pas, të gjithë banorët e ndërtesës sime dhe ndërtesat fqinje ishin në rrugë. Siç thashë, ishte frika më e madhe e jetës sime.

Sipas informacioneve, lëkundja tashmë kanë shkaktuar më shumë se 20 vdekje, rreth 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale në vend. Shumë e trishtueshme kur shoh një popull që kalon këtë gjendje, veçanërisht nga vendi ku unë jetoj dhe që më priti me krahë hapur për gati dy vjet. Shpresoj vetëm që ky moment të kalojë dhe Shqipëria të kthehet në jetën e saj paqësore sa më shpejt. Faleminderit për të gjitha mesazhet që kam marrë deri më tani. Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që të marrim këtë dashuri dhe energji pozitive nga ju. Le ta kapërcejmë këtë moment së bashku!" shkruan Cordeiro në rrjetin social "Instagram".

EMISIONET