Lë spitalin i shëruari i parë nga koronavirusi, edhe 14 ditë karantinim në shtëpi

Lë spitalin i shëruari i parë nga koronavirusi, edhe 14 ditë

I shëruari i parë nga koronavirusi ka lënë pasditen e sotme Spitalin e Infektivit.Ai do të mbyllet në shtëpi edhe për 14 ditë të tjera dhe do jetë nën vëzhgimin e mjekëve të Infektivit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për shërimin e dy pacientëve nga koronavirusi, kontakte të pacientit zero.

Në 24 orët e fundit janë shenuar 6 raste të reja duke shkuar në 76 numri i të prekurve me koronavirus.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

Harta e shperndarjes se COVID nuk ka ndryshuar. Ndërsa nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra.

Mbi 70% e të infektuarve nga ky virus janë lolakizuar në kryeqytet, i ndjekur më pas nga Fieri.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

• Tiranë  55 qytetarë

• Durrës 5 qytetarë

• Lushnje  2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier  8 qytetarë

• Rrogozhinë  2 qytetarë

• Kavajë 2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

EMISIONET