LDK thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje

LDK thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me përfaqësuese Doruntina Malokun në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin për të votuar.

Maloku u shpreh e gëzuar që procesi i votimit ka nisur mbarë me hapjen e gjitha qendrave të votimit, ndërsa kërkoi angazhimin karshi këtij procesi zgjedhor.

Maloku: Ne iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht që të votojnë sepse vetëm kështu  marrim përgjegjësi për fëmijët tanë. Ne jemi të gëzuar që procesi ka filluar mbarë. Gjitha qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës janë hapur me kohë dhe jemi të bindur se kështu do të mbyllim këtë proces.

LDK në këto zgjedhje ka rreth 2843 komisionerë dhe 5870 vëzhgues.

EMISIONET