Largimi i Zidane, Perez planifikon rikthim të bujshëm

Largimi i Zidane, Perez planifikon rikthim të bujshëm

Vendimi i Zinedine Zidane për të dhënë dorëheqjen si trajner i Realit të  Madridit ka tronditur klubin.

Megjithatë, kryesia ka nisur kërkimet për të gjetur trajnerin e tij të ardhshem, me Mauricio Pochettino që është identifikuar si objektivi kryesor i tyre për të zëvendësuar francezin.

Trajneri i Tottenham Hotspur është një emër mjaft i pëlqyer në ambjentin madrilen. Një marrëveshje për të sjellë ish-trajnerin e Espanyol në kryeqytetin spanjoll do të jetë e vështirë, sidomos pasi ai nënshkroi një zgjatje të kontratës me "gjelat".

Pochettino ka qenë në krye të listës së Perez prej kohësh dhe vlen të përmendet se Jose Angel Sanchez është gjithashtu një mbështetës i talenteve të tij.

Si pjesë e zgjatjes së kontratës me Tottenham, Pochettino thuhet se ka një klauzolë lirimi që do të lejonte që ai të shkonte në "Santiago Bernabeu", edhe pse kjo nuk është konfirmuar.

Në kryeqytetin anglez, Pochettino ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2023 dhe si rezultat, presidenti i Tottenham, Daniel Levy do të bëjë çdo përpjekje për të bllokuar këtë lëvizje.

EMISIONET