Largimi i Allegrit, Ronaldo gjen menjëherë zëvendësuesin

Largimi i Allegrit, Ronaldo gjen menjëherë zëvendësuesin

Vijojnë kërkesat e Cristiano Ronaldos rreth stafit drejtues të Juventusit.

Ylli portugez raportohet se ka kërkuar nga bardhezinjtë që pasuesi i teknikut Massimiliano Allegri të jetë Carlo Ancelotti. Sipas "Libero", "La Gazzetta dello Sport" dhe "Tv Luna" Ronaldo i kërkoi drejtuesve të Juventusit t'i afrohen Ancelottit.

Një kërkesë që zbulon se respekti mes Ronaldos dhe Ancelottit ka mbetur, ku kujtojmë që italiani stërviti portugezin gjatë kohës që trajnoi Realin e Madridit. Në rast të një akordi me torinezët, Ancelotti do të stërviste për herë të dytë skuadrën e Juventusit. Më parë, ai u ul në stolin e bardhezinjve nga shkurti 1999 deri në verën e vitit 2001.

 Megjithatë, ajo që e bën thuajse të pamundur akordin me të është fakti se ai firmosi me Napolin vetëm këtë sezon. Me napoletanët ka një kontratë deri në qershor 2021.

EMISIONET