Lamtumirë Rikard Ljarja!

Lamtumirë Rikard Ljarja!

Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur Rikard Ljarja i janë bashkuar edhe aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, të cilët vetëm pak ditë më parë përcollën në banesën e fundit një tjetër kolloz të artit, Gëzim Krujën.

"Lamtumirë Rikard Ljarja!Shkodra, teatri "Migjeni" dhe mbarë komuniteti i artit në Shqipëri  humbi një nga artistët më të spikatur të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare.Qoftë i lehtë dheu për ju, Mjeshtër!l gjithë kolektivi i teatri "Migjeni"  shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Ljarja!Interpretimi i fundit i Rikard Ljarjës në skenën e teatrit "Migjeni". Respekt dhe mirënjohje për këtë artist të madh" thuhet në një postim në faqen zyrtare në  facebook të Teatrit, duke e shoqëruar dhe një video të dramës "Shen Gjon kryepremi" ku Rikard Ljarja ka luajtur në Teatrin "Migjeni" në gusht të  2015.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja mbylli sytë mbrëmjen e të hënës në moshën 77-vjeçare. Ljarja ndërroi jetë në banesën e tij në Tiranë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rendë.

Rikard Ljarja ka luajtur shumë role, por më i spikatori është ai i Dedës tek filmi "Rrugë të Bardha".

EMISIONET