Lami: Nëse BE sheh kushtet e Shqipërisë, ditë jo të mira do të vijnë

Lami: Nëse BE sheh kushtet e Shqipërisë, ditë jo të

Profesori Roland Lami në studion e lajmeve në Ora Neës komentoi deklaratën e komisionerit për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos, për të mos e lënë Ballkanin të ballkanizohet sipas mënyrës së vjetër.

Sipas Lami mënyra e vjetër, pra përplasja civile ka marrë fund, por kjo do të shfaqet në një mënyrë më të modernizuar që është mos qarkullimi i elitave, thellimi i korrupsionit etj.

Për profesorin BE nuk duhet ta gjykojë futjen e Shqipërisë në BE nga kushtet nëse janë plotësuar apo jo, sepse kjo do rtë sillte ditë jo të mira për vendin. Sipas tij duhet a gjykojë sipas një prespketive që BE ka për veten.  

Roland Lami: Konflikte të natyrës përplasje civile apo ekstremit të luftës janë të tejkaluara, por do jetë në forma të tjera. Thellim korrupsioni,  elita politike që nuk qarkullojnë, mungesa e të rinjve, që i gjejnë shpresat te një emigracion i shpejtë. Të gjitha këto janë një bunkerizim i formës moderne.  Mendoj që ky është një lexim real që e kanë vendet anëtare të BE-së. BE duhet të gjykojë mbi perspektivën që do ti krijojë vetes, mos të shkojë drejt linjës i ka plotësuar kriteret, sa kohë do ti plotësojë kriteret etj etj. Nëse do të jetë ky skenari gjykoj që ditë jo të mira do të vijnë përpara.

EMISIONET