Sezoni i ri i Bundesligës do të startojë më 18 shtator të këtij viti. 

Kampionati gjerman ishte i pari që nisi të luante në kohën e pandemisë duke dhënë një shembull të mirë se si organizohet një event në kushte të pazakonta.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas “Bild”, në Gjermani po mendohet që duke nisur nga ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm tifozët të nisin të jenë prezentë, por me një numër deri në 20 mijë veta. Skuadra e RB Leipzig, ka marrë dritën jeshile nga autoritetet shëndetësore lokale për të lejuar këtë numër tifozësh në stadiumin e saj.

Ky është një konfirmim jozyrtar që mediat gjermane shkruajnë.

Sipas tyre qeveria dhe Liga Gjermane kanë rënë dakord për të hapur dyert për një pjesë të tifozëve, të cilët do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë shëndetësor, përpara se të lejohen të hyjnë në stadiume.


/Ora News.tv/