Laguna e Kune Vainit lidhet me detin

Laguna e Kune Vainit lidhet me detin

Laguna e Kune-Vainit në Lezhë tashmë do të ketë komunikim me detin. 

Kanali, i cili ishte mbyllur prej vitesh, është hapur dhe zgjeruar ndërsa do të mirëmbahet në vazhdimësi. 

Investimi është realizuar nga Ministria e Mjedisit me mbështetjen e Organizatës Botërore për Mbrojtjen e Mjedisit. Eksperti i Mjedisit Jak Gjini, thotë se hapja e këtij kanali ka qenë domosdoshmëri për ti dhënë frymëmarrje lagunës dhe kjo do të eliminojë ndotjen që ishte krijuar.

Jak Gjini: "Rritja e komunikimit është jetike për lagunën."

Krahas hapjes së këtij kanali do të ndërhyhet dhe në përmirësimin e dunave në bregdet të cilat pengojnë erozionin si dhe në përmirësimin e pyjeve brenda lagunës të cilët janë dëmtuar gjatë viteve të fundit.

EMISIONET