Laçjani komik zbulon se i pëlqen të bëjë të keqin në filma, ja ku do e shohim

Laçjani komik zbulon se i pëlqen të bëjë të

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora ka qenë aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj. Ai është një aktor i talentuar dhe mjaft i dashur për publikun shqiptar.

Gjatë intervistës, Visjani ka zbuluar se i pëlqejnë shumë rolet negative dhe së fundmi i ka ardhur një propozim interesant për një film. Ai shprehet se personazhi që do ketë është një bandit dhe mezi po pret që të nisin xhirimet.

Ester Bylykur: Cili është roli i ëndrrave të tua?

Visjan Ukcenaj: Gjithmonë kam pasur qejf të loz role negative në film, madje shfaqja e fundit që kam bërë në Akademinë e Arteve kur kam qenë student, ka qenë një personazh antagonist. Madje tani më ka ardhur një propozim për një film, jemi akoma në diskutim për disa detaje të rëndësishme dhe besoj se jam shumë pro për ta pranuar këtë personazh. Bëhet fjalë për një bandit, por nuk dua të jap më detaje se është akoma një “syth”. Mezi pres ta finalizojmë dhe të nisin xhirimet.

EMISIONET