Lacio "shkatërron" Sassuolën, Torino ngec në transfertën e Veronës

Lacio "shkatërron" Sassuolën, Torino ngec në

Kanë rezultuar spektakolare takimet e zhvilluara këtë pasdite në Seria A.

Pas kualifikimit për në raundin e 1/16-ave të Europa League, Lacio vazhdon të shkëlqej dhe në kampionat.

Të kaltërit shkatërruan në transfertën e Modenas, Sassuolën 3 me 0.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 7-të, nga mesfushori i talentuar serb Milinkoviç-Saviç. Pasi mori një pasim nga Anderson, 22 vjeçari lëshoi një silurë drejt portës, me topin që u ndal vetëm nga rrjeta. Dyfishimi erdhi nga i përhershmi Immobile, me sulmuesin italian që u tregua i saktë nga 11 metra larg.

Edhe në golin e tretë, binomi Anderson-Milinkoviç funksionoj me mesfushorin serb që tundi për herë të tretë rrjetën e Consigli.

Në takimet tjera Fiorentina ka marrë një rezultat pozitiv ndaj Chievos, duke fituar. Fitore arriti dhe Sampdoria që mposhti pastër 2-0 Udinesen. Golat u shënuan nga Silvestre dhe Zapata duke e mbajtur kështu ekipin në zonën e Europa League. Befasia erdhi nga Verona, me Hellas që mposhtën 2-1 Torinon. Për vendasit shënoi dy herë Valoti ndërsa rrjeta e Mbaje Niang nuk i mjaftoi "demave" për të marrë një pikë.

Java e 26-të e Seria A, kulmon me takimet Juventus-Atalanta (ora 18:00) dhe Roma-Milan në 20:45.

EMISIONET