Laç, grushta dhe të shtëna me armë, ja personat që u përfshinë në konflikt

Laç, grushta dhe të shtëna me armë, ja personat që u

Dy persona janë përfshirë në një konflikt mes tyre mbrëmjen e sotme në Laç, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:30 pranë shkollës 9-vjeçare ‘Mark Trokthi’. 

Mësohet se shtetasit Gent Bushi nga Xhevahir Lika pas nje konflikti te çastit, jane goditur me grushte dhe sende te forta me njeri-tjetrin. Më pas Xhevahir Lika ka qelluar me arme zjarri ne ajer dhe eshte larguar.

Fatmirësisht nuk ka te lenduar nga te shtenat.

Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje, ndërsa është vënë në ndjekje dhe po punon për kapjen e Xhevahir Likës, banues në Gjorm.

EMISIONET