Kylie Jenner dhe Travis Scott ndahen pas dy vitesh lidhje

Kylie Jenner dhe Travis Scott ndahen pas dy vitesh lidhje

Kylie Jenner është ndarë nga babai i vajzës së saj, Travis Scott. Çifti raportohet se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre pas dy vitesh lidhje.

TZM shkruan se çifti i famshëm vendosi ti japë fund marrëdhënies së tyre disa javë më parë.

Miliarderja më e vogël në botë nisi lidhjen me reperin në Coachella në vitin 2017. Brenda pak javësh 22-vjeçarja mbeti shtatzënë me vajzën e tyre 22-muajshe, Stormi Webster. Ndërkohë raportohet se Kylie dhe Scott kanë vendosur në bashkëpunim që të kenë kujdestarinë e përbashkët të vajzës.

Çifti u pa për herë të fundit së bashku në premierën e dokumentarit të Netflix “Travis Scott: Look Mom I Can Fly”, që fliste për jetën personale dhe profesionale të reperit.

Sipas burimeve, ata jetojnë në shtëpi të ndryshme tashmë por janë në kontakt të rregullt për hir të vajzës së tyre.

Ndërsa Kylie ka vendosur që të mos e largojë Stormy-n prej tij. Gjithashtu 28-vjeçari nuk e shoqëroi mongolen e kozmetikës në dasmën e Justin dhe Hailey Bieber në Karolinën e Jugut të hënën.

Kylie shkoi vetëm, e shoqëruar nga vajza e saj.

Gjithashtu çifti nuk ka fshirë fotot që ka me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

EMISIONET