Shteti Panamasë po merr masa të reja për të parandaluar koronavirusin.

Duke filluar nga e Mërkura, gratë mund të dalin nga shtëpia vetëm të hënën, të mërkurën dhe të premten. Ndërsa meshkujt do të lejohet të dalin për të blerë vetëm të martën, enjten dhe të shtunën. Të dielën të gjithë të qëndrojnë në shtëpi. Kufizimet do të zgjasin për të paktën 15 ditë.

Të gjithë do të duhet të qëndrojnë në shtëpi të dielave. Kufizimet do të zgjasin së paku 15 ditë, sipas zyrtarëve të qeverisë.

Masat shtesë për karantinën kombëtare tashmë të shpallur në teori do ta bëjnë më të lehtë për policinë në vendin e Amerikës Qendrore të kufizojë numrin e njerëzve që dalin në publik.

"Sasia e madhe e njerëzve që qarkullojnë jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria kombëtare të marrë masa më të rënda", thuhet në një deklaratë të Presidentit Panamez Laurentino "Nito" Cortizo në Tëitter.

Më parë, zyrtarët panamezë kishin porositur të gjithë qytetarët të qëndrojnë brenda, përveç urgjencave dhe të blejnë ushqim. Por të alarmuar nga numri i njerëzve që ende po dilnin, zyrtarët panamezë vendosën të ndanin javën sipas gjinisë për të kufizuar daljen në masë të popullit.

Edhe në ditët e tyre të përcaktuara, burrat dhe gratë do të kenë vetëm dy orë për të bërë blerjet e tyre, sipas njoftimit të qeverisë Panamez.

/Ora News.tv/