Ky shtet përfshihet nga shira biblikë dhe vullkan i madh balte brenda një dite

Ky shtet përfshihet nga shira biblikë dhe vullkan i madh balte brenda

Moti i keq i përmasave biblike goditi kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku të dielën pasi shirat e dendur përmbytën qendrën e qytetit, ndërsa një vullkan balte shpërtheu dhunshëm në periferi të tij.

Vullkani i quajtur "Othman-Bozdag", shpërtheu të dielën duke dërguar flakë dhe tym deri në 300 metra lartësi.

Ministria e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore tha se ngjarja e rrallë kishte shkaktuar një çarje në zonë deri në 40 metra të thellë.

Vullkani i baltës, që thuhet të jetë më i madhi në botë, gjendet pranë kryeqytetit Baku.

Përdoruesit e mediave sociale kanë ndarë videot e ngjarjes së pazakontë.

Rreth 400 prej 1,000 vullkaneve të baltës në botë, të njohura edhe si vullkanet sedimentare, janë në Azerbajxhan.

Ato janë më të vogla se vullkanet normale dhe shpesh janë të vendosura në fushat e naftës.


Vullkani 

EMISIONET