Ky shtet ndalon përdorimin e smartphone-ve, zbuloni arsyen

Ky shtet ndalon përdorimin e smartphone-ve, zbuloni arsyen

Rusia miratoi ligjin për të mos lejuar përdorimin e smartphone-ve të cilat nuk janë të pajisura me software-n Rus.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në korrik të 2020 ku përveç telefonave përfshihen dhe televizorë dhe çdo pajisje tjetër të inkorporuar me sistemin smart.

Ligji parashikon lehtësimin e të gjithë përdoruesve dhe promovimin e teknologjisë ruse.

Në të njëjtën kohë do të vështirësojë dhe shitjen nga kompanitë e huaja nëqoftëse nuk do të pranojnë bashkimin me software-n rus.

Por kjo ka shkaktuar dhe reagimin e shumë qytetarëve të cilët shprehin se kanë frikë nga përgjimet.

Ishte Parlamenti që miratoi ligjin ditën e sotme(21 nëntor) ku është paraqitur dhe lista e plotë e të gjithë pajisjeve të cilat do të ndryshohen.

Rusia ka shtuar shumë dhe kontrollet kombëtare kibernetike në të njëjtën kohë dhe për censurimin e shumë përmbajtjeve.

EMISIONET