“Ky është turp, zgjohu Emmanuel Macron”, Tanja Fajon reagon ashpër ndaj Francës për çeljen e negociatave

“Ky është turp, zgjohu Emmanuel Macron”, Tanja Fajon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave, Tanja Fajon i ka dërguar një mesazh të ashpër presidentit francez, Emmanuel Macron pas vendimit të Francës për të bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ky vendim është një turp duke i kërkuar Macron që të zgjohet.

Fajon shprehet se është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike duke çelur negociatat për dy vendet.

“Është kaq turp. Emmanuel Macron, zgjohu. Është koha që Bashkimi Europian të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike! Këta liderë e kanë bërë pjesë e tyre të punës. Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Evropian të përmbushë pjesën e tij dhe më në fund të pranojë të hapë bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,”-shkroi Tanja Fajon.

Lexoni për më shumë - Macron: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas reformimit të BE

EMISIONET