Kuvendi miratoi në seancën e sotme me 79 vota pro, 20 kundër dhe 3 abstenime projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”.

Seanca miratoi me 77 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenim projektligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Projektligji i tretë i shqyrtuar gjatë kësaj seance plenare, ishte projektligji “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Deputetët miratuan me 83 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim këtë projektligjin.

Më tej deputetët miratuan programin e punës së Kuvendit për periudhën 28 tetor – 13 dhjetor 2019, si dhe kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 tetor – 15 nëntor 2019.

/Ora News.tv/