Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka drejtuar gishtin nga Presidenti Ilir Meta si shkaktar i krizës kushtetuese. Ai tha se Ilir Meta është kundërshtari i madh i Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e jashtëzkonshme u parlamenti prezanton Projektrezolutën për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese", Balla tha se Presidenti synon të deligjitimojë Gjykatën Kushtetues

Balla:  Shqipëria ndodhet në mënyrë të padrejtë për shkak të një akti antikushtetues të presidentit përballë një krize që synon të deligjitimojë Gjykatën Kushtetuese.

Ne kemi detyrimin për të gjetur zgjidhjen.

Baballarët e Kushtetutës ishin të bindur mbi rreziqet që mund të vinin nga një pushtet me atribut të madh, ndaj i atribuuan presidentit kompetenca honorifike.

Ajo që nuk mund të parashikonin ishte se edhe pse me kompetenca të tilla dhe me pushtet thjesht honorifik, ende dhe dukshëm ka tentativa për të bllokuar dhe nxitur një krizë kushtetuese.

Ky president do të mbahet mend gjatë për shkak se doli dhe u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese. Në thelb duke simuluar një krizë kushtetuese, Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të luajë rolin e vet kushtetues.

Balla solli rastin Ukrainës

Ekspertët që kanë punuar me ndryshimet kushtetuese kanë parashikuar mekanizmat zhbllokues. Afati 30 ditor është vetëm një nga mekanizmat zhbllokues. Nëse i referohemi opinioneve të Komisionit të Venecias, qasja e saj është e qarta, gjykata kushtetuese mbetet e një rëndësie të vecantë. Në një nga opinionet e Vencias, i cili përsëritet në të gjitha opinionet që në thelb kanë kriza të ngjashme kushtetuese, përmendim rastet e Polonisë, Ukrainës, Sllovakisë Komisioni i Venecias shprehet: Si fillim Komisioni këmbëngul se funksionimi i vazhdueshëm i GJK është parësore për demokracinë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Komisioni i Venecias ka sugjeruar edhe mekanizma zhbllokues të krizës. Në rastin e Ukrainës kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese betohen para Parlamentit dhe jo para Presidentit, fakti i refuzimit nga Parlamenti i betimit të dy anëtarëve coi në një ngërç kushtetues. Venecia sugjeroi një mekanizëm të paracaktuar të betimit të tyre. Ukraina zgjodhi atë të betimit të anëtarëve të zgjedhur pranë vetë GJK, jo më siç ishte parashikuar nga kushtetuta para parlamentit, por para Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti po bën çështë e mundur për të frenuar reformën në drejtësi. Rasti i Gjykatës Kushtetuese është tentativë e radhës që do të dështojë.

Balla apel Presidentit Meta

Dua ti bëj  një apel Presidentit. Është e papranueshme që në cilësinë e kreut të shtetit të përgojë drejtues të institucioneve të tjera. Nuk ndodh asgjëkund që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED. Në rastin e Dvoranit, presidenti duhet të jetë i fundit për tu marrë me Dvoranin, sa kohë ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Metës dhe që në atë dosje, Dvroani ka pasur mendim kundër nga gjyqtarët e tjerë.

Pr/rezoluta e maxhorancës e cila synon të shmangë krizën Kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykates Kushtetuese.

Kuvendi duhet ti kërkojë Presidentit të heqë dorë nga çdo lloj tentative dhe akti që bllokon zbatimin e reformës në drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata  Kushtetuese

Kuvendi në mënyrë të përsëritur i bën thirrje presidentit të reflektojë duke e rikthyer institucionin e presidentit në kufijtë e kompetencave të njohur nga kushtetuta dhe mos marrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të kushtetutës.

Kuvendi duhet të angazhohet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit.

/Ora News.tv/