Mazhoranca i zgjat dorën opozitës jashtëparlamentare për reformën zgjedhore

Mazhoranca i zgjat dorën opozitës jashtëparlamentare për

Kuvendi nisi sot zyrtarisht sesionin e ri parlamentar. Seanca nisi me fjalën e kryeparlamentarit të Gramoz Ruçit me një bilanc të Kuvendit gjatë sesionit të kaluar.

Duke përcaktuar objektivat për këtë sesion, Ruçi vuri theksin te vendimarrja për negociatat dhe reforma zgjedhore. Për këtë të fundit, kryeparlamentari i shtriu edhe njëherë dorën opozitës jashtë Kuvendit.

Ruçi: Dëshira e të gjithëve ne dhe gjithë shqiptarëve është çelja e negociatave. Qytetarët me mendje dhe zemër janë në datat 17-18 tetor të këtij viti.Duhet ta përdorim këtë fillim sesioni për të kompensuar çka nuk mundëm të bënim mirë sesionin e kaluar. Prioritet i parë do të jetë përmbyllja e reformës zgjedhore dhe përfshirja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, përfshirë këtu edhe rekomandimet për zgjedhjet e 30 qershorit. Reforma zgjedhore do të jetë një produkt konsensual  i Kuvendit, duke përfshirë jo vetëm opozitën parlamentare por edhe opozitën jashtëparlamentare.

Dora e shtrirë e Kuvendit për opozitën jashtë tij nuk është mëshirë e djalit  plangprishës por është harmonizim i konstitucionalizimit si element thelbësor i përhershëm i demokracisë. Mbrojtja e Kushtetutës sonë është garancia e Shqipërisë nesër. Planin e veprimit të Kuvendit për integrimin dhe zbatimin e rekomandimeve të dhënave për Kuvendin nga Këshilli Europian do ta përfundojmë brenda këtij muaji. Reforma në drejtësi do të vazhdojë duke synuar përfundimin e ngritjes dhe bërjes funksionale të institucineve të reja të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese dhe Inspektoriati i Drejtësisë do të zgjidhen dhe do të bëhen funksionale shumë shpejt.

Të njëjtën ftesë përsëriti edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla: PD e ka vendin në komision. Përsëris atë që kryeministri Rama rishprehu, ne mirëpresim që edhe PD të ushtrojë të drejtën e saj në këtë komision. Por puna do të zhvillohet në kuvend.

Balla kërkoi më shumë bashkëpunim nga kolegët opozitarë në Kuvend.

Balla: Për reforma të rëndësishme ne duhet të jemi bashkë.

Protestë kundër Murrizit

Ndërkohë jashtë Parlamentit aktivistë dhe prindër të fëmijëve me sindromën dawn protestuan kundër një deklarate të deputetit Myslym Murrizi për këtë kategori.

“Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim”- ishte replika e Murrizit me një komentues në facebookun e tij që shkaktoi reagime.

EMISIONET