Kushti i opozitës për shkarkimin e Presidentit, Klosi: Politika është negociatë, por duhet të ngrihet mbi moral

Kushti i opozitës për shkarkimin e Presidentit, Klosi: Politika

Komisioni Hetimor ka miratuar plan-hetimin ndaj presidentit Ilir Meta, duke vendosur si hap të parë seancën dëgjimore të Kreut të Shtetit. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i ftuar në RTV Ora sqaroi se pse mazhoranca refuzoi kërkesën e opozitës për të shtyrë Komisionin deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Blendi Klosi: Është qëndrim i parlamentit që me votë ka votuar që ky komision të jetë deri në 9 tetor. Nëse do të shtyhet apo jo nuk është vullnet i individëve, por përsëri vota e Kuevndit nëse komisionit do ti duhet më shumë kohë apo jo.

I pyetur nëse do të kenë votën e opozitës, ai ka këtë përgjigje:

Blendi Klosi: Në shprehjet e tyre publike janë pro procedurës dhe pro vazhdimit të këtij debati politik dhe administrativ.Në asnjë rast presidenti nuk kishte të drejtë të çdekretonte 30 qershorin dhe të dekretonte një vendimarrje të re. Kjo për ne përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe kjo do ta çojë komisionin në një vendimmarrje dhe më pas një votim në parlament.

E ndërsa opozita e kushtëzon votën me ndryshimet në sistemin zgjedhor, Klosi thotë se negociatat duhet të ngrihen mbi moralin dhe qëndrimet e bazuara.

Blendi Klosi: Politika është negociatë padyshim, por duhet të ngrihet mbi moral dhe qëndrimet që janë të bazuara mbi të vërtetat. Refoma zgjedhore është padyshim shumë  e rëndësishme, nuk bëhet me votat e mazhorancës. Është debat që do të vazhdojë.  Kërkesa për të qenë edhe opozita e rrugës bashkë me opozitën parlamentare tashmë është fakt.

Klosi nuk kishte një përgjigje nëse vendimi i mazhorancës për presidentin do të varet nga opinioni që do të japë Venecia, por tha se "Presidenca kur mori veprimin e dinte konseguencën, edhe mazhoranca është e qartë në vendimmarrjen e saj, nuk është proces që negociohet".



EMISIONET